Gani Geci: Adem Jashari është përdorur për qëllime të PDK-së

Aktuale

Gani Geci: Adem Jashari është përdorur për qëllime të PDK-së

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 18:56
Gani Geci

Gani Geci ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përdorur figurën e komandantit legjendar Adem Jashari për arritjen e qëllimeve të tyre politike.

Ai ka thënë se që nga paslufta kjo parti ka formuar strukturat e veta dhe të fuqishme në Drenicë.

Geci ka theksuar faktin që vetë familja Jashari dikur e kishte mbështetur këtë parti.

“Unë e kam ditë edhe ma herët që do të Qeverisë PDK-ja për arsye se në kohën e pasluftës familja Jashari ka qenë mbështetëse e PDK-së. Ma vonë kanë dalë kundër. Edhe mirë që kanë dalë kundër. Por, unë e kam ditur se në një kohë vetë Adem Jashari është përdorur për arritjen e qëllimeve të PDK-së.”

“Dhe ato qëllime që i kanë arritir PDK-ja nuk mund të kthehen prapa. Unë e kam ditë që do humbasin për shkak se ata me PDK-në kanë shkuar në çdo fshat për të lobuar për PDK-në, dhe PDK-ja i ka bërë strukturat e fuqishme aso kohe në Drenicë”, tha ai.

Gani Geci pretendon se PDK-ja strukturën e saj në Drenicë e ka shtrirë me siç thotë “dhunë”.

“Tani e kemi një opozitë të fuqishme është lista “Ideali” e Bekim Jasharit. Unë jam shpirt opozitar, tani e mbështes, por atëherë e kam ditë që kanë më fitu PDK-ja për shkak se e kanë të shtrirë strukturën në të gjithë territorin e Drenicës. Dhe e kanë shtrirë herë me dhunë, herë edhe me politikë”, tha ai.

I pyetur se kush është kryetar më shumë në Skenderaj, Fadil Nura apo Sami Lushtaku, Gani Geci përgjigjet si vijon.

“Si fuqi politike është Sami Lushtaku më shumë që ka fuqi politike. Por, si emër në bazë të ligjit për vetëqeverisje lokale kryetar është Fadil Nura. Askush nuk mundet me ia humbë fuqinë politike një njeri. Kurse, tani për tani i gjithë ky sulmi që është duke iu bërë edhe Sami Lushtakut do të duhej të bazohej në ligj dhe jo në thashetheme”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat