Haxhiu-Beqajt: Nuk e interpretova opinionin e Venecias, unë citova

Aktuale

Haxhiu-Beqajt: Nuk e interpretova opinionin e Venecias, unë citova

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 13:43
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka kthyer përgjigje deputetit të PDK-së Hajdar Beqës.

I cili i tha se duhej ta lexonte me kujdes para se ta intepretonte opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me Byronë Shtetëore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Haxhiu u shpreh se në këtë rast ajo nuk ka interpretuar, por vetëm ka cituar.

“Unë nuk interpretova opinionin e Venecias, unë citova, mund të publikohen deklaratat e mia që janë citime bazuar në opinionin e Venecias, në asnjë moment nuk ka interpretuar”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat