Ish – ushtaraku shpërthen kundër atyre që “përvetësuan” luftën - thotë se ky deputet i PDK-së kishte bërë një hajni perfide menjëherë pas luftës

Aktuale

Ish – ushtaraku shpërthen kundër atyre që “përvetësuan” luftën - thotë se ky deputet i PDK-së kishte bërë një hajni perfide menjëherë pas luftës

Nga: M.L. Më: 7 korrik 2022 Në ora: 09:28
Osman Ferizi

Kryetari i LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi dhe ish pjesëtari i grupit të dytë të armatosur në vitin 1991, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë një koment të titulluar “mentaliteti i cubave”, shkruan "Bota sot:.

Në këtë shkrim, Ferizi ka thënë se partitë e Kallashnikovëve dhe shurdhuesve të SHIK( PDK, AAK, Nisma) që trumbetuan për 20-vite që e çliruan Kosovën, vepruan njëjtë si fantazmat e Enver Hoxhes gjatë dhe pas luftës, duke eliminuar kundërshtarë politik dhe rivalë brenda llojit.

“Mentaliteti i cubave!

Partitë e Kallashnikovëve dhe shurdhuesve të SHIK( PDK, AAK, Nisma) që trumbetuan për 20-vite që e çliruan Kosovën vepruan njëjtë si fantazmat e Enver Hoxhes gjatë dhe pas luftës duke eliminuar kundërshtarë politik dhe rivalë brenda llojit që e shihnin si pengese. Kjo rrahagjoksje e tyre dhe kjo hajni dhe degradim i shtetit edhe po t’ i bënin betejat e Skënderbeut apo Napoleonit nuk do duhej të silleshin si mercenar dhe zhvatës kur dihet sa vuajti ai popull dhe sa nëna e motra u dhunuan nga çetniket e Millosheviqit”, shkruan Ferizi.

Ai shprehet se ata që u ndien triumfues me tragjedinë e popullit të tyre, tani tentojnë me rrena dhe mashtrim të rikthehen në pushtet.

“Marionetat, jeniçerët dhe cubat e Hashim Thaçit, Xhavit Halitit, Rexhep Selimit, Azem Sylës… u ndien triumfues nga tragjedia e popullit të tyre dhe vrapuan hajnit, vrasjet më pagesë nga dora e zezë dhe kapjen e Shtetit, dhe prapë tentojnë me rrena dhe mashtrim të rikthehen në pushtet”, theksoi ai.

Ferizi kujtoi edhe një rast të një vjedhjeje që sipas tij e ka bërë një deputet i PDK-së menjëherë paslufte.

“Më lejoni të ju tregoi një hajni perfide të një deputeti të zhurmshëm të PDK-së Bekim Haxhiu - kom. “Kamishi”, i cili pas lufte më Esat Ujkanin nga fsh. Vinarc kanë shkuar më qerre të kuajve në ish Fabrikën e Fafos- Elektoliza e Zingut në Mitrovicë, ku i kanë vjedhë bllokat e zingut për ti shitur ilegalisht, ata nga përvoja e tyre prej cubash aty afër fabrike ua mbathin kuajve çorapët që mos të dëgjohet krisma e nallçeve dhe mos më lënë gjurmë, kështu i ka stërvit SHIK për të plaçkitur shtetin e tyre.

Ftoj ata që e donë atë vend që po braktiset nga qytetaret e vetë mos u bëni avokat të KRIMIT, të HAJNISË, mos votoni as POPULLISTA e demagog, kush lufton gjykatën e Hagës e lufton Amerikën dhe shtetin ligjorë në Dardani. BOLL MA🇦🤝✌️”, përfundon Ferizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat