Latifi reagon pas vdekjes së mjekut dhe shoferit pas aksidentit me autoambulancën

Aktuale

Latifi reagon pas vdekjes së mjekut dhe shoferit pas aksidentit me autoambulancën

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 21:12
Rifat Latifi

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, i ka shprehur ngushëllime familjeve dhe kolegëve të dy punëtorëve shëndetësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, mjekut Mentor Salihi dhe shoferit Skofiar Gjini, që vdiqën pas aksidentit të autoambulancës.

Latifi tha se Salihi dhe Gjini do të kujtohen si profesionistë që i shërbyen me përkushtim jetës së qytetarëve deri në momentin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta.

“Ministri Rifat Latifi u shpreh ngushëllime familjarëve dhe kolegëve të Dr. Mentor Salihu dhe Skofiar Gjini, punëtorë të QKMF-Gjakovë, të cilët u ndanë nga jeta si pasojë e një aksidenti gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në shërbim të pacientëve.

Ata do të kujtohen si profesionistë që i shërbyen me përkushtim jetës së qytetarëve deri në momentin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta, thuhet në mesazhin e Ministrit Latifi drejtuar familjarëve, kolegëve dhe miqve të Mentorit e Skofiarit”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat