Blerim Isufaj më pranë detyrës së Kryeprokurori të Shtetit

Aktuale

Blerim Isufaj më pranë detyrës së Kryeprokurori të Shtetit

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Gjykata Kushtetuese shpall të papranueshme ankesat e dy prokurorëve, në lidhje për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës konstatoi se dy prokurorët që janë ankuar, nuk i kanë shterruar të gjitha mundësitë ligjore, para se rastin ta dërgojnë në Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese në njoftimin e publikuar, deklaron ae shqyrtoi kërkesat e bashkuara në rastet e parashtruara prokurorët  Shqipdon Fazliu dhe Armend Hamiti.

Që të dy ata ishin kandidatë për Kryeprokurorë të Shtetit të Republikës së Kosovës.

Këta dy prokurorë, e kontestojnë kushtetutshmërinë e vendimit të 6 prillit 2022 të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Ky këshill, ka propozuar që  prokurori Blerim Isufaj të zgjidhet në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Megbjthatë, Gjykata Kushtetuese vendosi që kërkesat e dy prokurorëve, në këtë rast ankues,  t’i shpallë të papranueshme mbi baza procedurale.

“Parashtruesit e kërkesave nuk i kanë shteruar mjetet juridike siç është përcaktuar me paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, shkruan në vendimin e Kushtetueses.

Kështu, pas këtij vendimi të Kushtetueses, i hapet rruga dekretimit nga Presidentja, të prokurorit Blerim Isufaj, për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Kjo pasi në konkursin e shpallur, Isufaj ka marrë pikët maksimale dhe emri i tij është dërguar nga KPK për dekretim te presidentja.

Sidoqoftë, kjo e fubdit ka deklaruar disa herë se nuk do të marrë asnjë vedim pa u qartësuar rasti nga Gjykata Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat