“Pozitë dhe opozitë të lënë inatet politike të arrihet një zgjidhje në të mirë të veteranëve”

Aktuale

“Pozitë dhe opozitë të lënë inatet politike të arrihet një zgjidhje në të mirë të veteranëve”

Nga: M.H. Më: 29 qershor 2022 Në ora: 09:57
Pamje nga protesta

Situata në vend po vazhdon të jetë e tensionuar, kjo për shkak të shumë ngjarjeve që dita ditës po vështirësohen më shumë.

Mirëpo një nga temat më të rëndësishme që po diskutohet është protesta e veteranëve për mospërfshirjen e tyre në pagën minimale.

Në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Ai u shpreh se kjo çështje duhet të zgjidhet përmes dialogut të sinqertë politik.

Idrizi thotë që duhet lënë anash inatet politike për të arritur një zgjidhje të duhur për të gjithë.

Kjo çështje duhet të zgjidhet përmes një dialogu të sinqertë politik, në mes të subjekteve politike shqiptare, të cilat duhet t'i ulin flamujt partiak, dhe ta ngrisin në maje flamurin e Kosovës, duke gjykuar drejt dhe arsyeshëm, si dhe duke hequr dorë nga përfitimet politike, e mandej zgjidhja do të ishte e lehtë, madje shumë e lehtë”, u shpreh Idrizi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat