Abdixhiku: Kosova ka të përmbushura kriteret për liberalizimin e vizave

Aktuale

Abdixhiku: Kosova ka të përmbushura kriteret për liberalizimin e vizave

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 22:04
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar pas samitit të sotëm të BE-së.

Ai ka thënë se Liberalizimi i vizave për kosovarët është e drejtë bazike njerëzore sot.

“Kosova ka të përmbushura kriteret e përcaktuara tashmë. Çdo vonesë në këtë drejtim është padrejtësi; padrejtësi e rëndë madje.

Mosliberalizimi i vizave është lajm hidhërimi që vendi ynë nuk e meriton dot”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Liberalizimi i vizave për kosovarët është e drejtë bazike njerëzore sot. Kosova ka të përmbushura kriteret e përcaktuara tashmë. Çdo vonesë në këtë drejtim është padrejtësi; padrejtësi e rëndë madje.

Mosliberalizimi i vizave është lajm hidhërimi që vendi ynë nuk e meriton dot. Përpjekja për liri të lëvizjes për qytetarët tanë, duhet të jetë angazhim i përbashkët i secilit patriot që synon ankorimin e Kosovës në bashkësinë e kombeve të lira, demokratike e prosperuese, në familjen euroatlantike. LDK, këtë rol do ta ushtrojë. Prandaj një muaj më parë, së bashku me eurodeputetë e delegatë të EPP, nxorrëm një rezolutë që kërkonte mu këtë. Do të bëjmë rolin tonë mbështetës kudo që mundemi, sa herë që mundemi.

Tani është radha e vendeve të BE-së t’i japin Ballkanit Perëndimor vizion të qartë e të guximshëm - Kosovës, minimalisht liberalizim vizash. Çdo përfundim ndryshe nga ky Samit, është inkurajim i forcave destabilizuese në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat