Analisti ‘godet’ 40 mijë veteranë mashtrues: Nuk e kanë parë luftën me sy – ja si është veterani i vërtetë në Amerikë

Aktuale

Analisti ‘godet’ 40 mijë veteranë mashtrues: Nuk e kanë parë luftën me sy – ja si është veterani i vërtetë në Amerikë

Nga: A.M. Më: 23 qershor 2022 Në ora: 07:16
Foto ilustrim

Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj ka komentuar çështjen e veteranëve të luftës së UÇK-së.

Ai u shpreh se në luftë nuk ka kishte më shumë se 20 mijë luftëtarë aktiv.

Maxharraj beson se 40 mijë veteranë të deklaruar janë mashtrues, të cilët as që e kanë parë luftën me sy, përcjell “Bota sot”.

Analisti tregoi një rast në Amerikë, ku në luftën e Vietnamit, në mesin e shumë veteranëve të vertetë doli që të jetë edhe një pelë për të cilën u çmua lartë kontributi i saj.

Postimi i plotë

NË AMERIKË PELA VETERANE E LUFTËS?!

Këtu te ne është bërë temë statusi i veteranit të luftës së UÇK-së. Me uniformë që kanë luftuar në luftë nuk kanë qenë më shumë së 18-20 mijë luftëtarë aktiv.

Pas luftës statusin e veteranit të luftës e morën me meritë e pa meritë hiç më pak se 60 mijë, që do të thotë se mbi 40 mijë janë veteranë mashtrues.

Por në Amerikë ku vlerësohet me saktësi kontributi i secilit në luftën e Vietnamit, në mesin e shumë veteranëve të vertetë doli që të jetë edhe një pelë për të cilën u çmua lartë kontributi i saj në bartjen e armatimit nëpër grykat e maleve të thepisuara.

Bile kjo pelë veterane e luftës e ka edhe një permendore të ngritur si respekt për kontributin e saj në luftë.

Por edhe te ne gjatë luftës së UÇK-së janë përdorë shumë kuaj dhe gomar për bartjen e armatimit nga Shqipëria që disa prej tyre edhe janë rrokullisur shkëmbinjve të thepisur.

Ne jo që s’kemi asnjë veteranë të tillë si në Amerikë, por ne i kemi mbi 40 mijë veteranë që se kanë parë luftën me sy e që konsiderohen si veteranë mashtrues..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat