Senatorja franceze: Normalizimi i marrëdhënieve kusht për njohje reciproke

Aktuale

Senatorja franceze: Normalizimi i marrëdhënieve kusht për njohje reciproke

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 16:01
Marta De Cidrac

Franca gjithmonë ka dashur normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe grupi ndër parlamentar i miqësisë mes Francës dhe Ballkanit Perëndimor po punon për këtë.

Normalizimi i marrëdhënieve është parakusht për njohje reciproke, thotë senatorja franceze Marta De Cidrac në një intervistë për portalin në gjuhën serbe “KosovoOnline”.

E pyetur nëse Kosova duhet të marrë liberalizimin e vizave, senatorja De Cidrac, e cila gjithashtu kryeson Grupin e Miqësisë së Senatit Francë-Ballkan Perëndimor, ka thënë: “Situata po evoluon në këtë temë dhe ky është një lajm i mirë”.

Sa ndikon dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në stabilitetin e të gjithë rajonit dhe si mund të ndihmojë Franca në atë dialog?

Bindja ime është se dialogu nuk duhet të ndërpritet kurrë. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për stabilitetin e rajonit. Dialogu dhe diplomacia mbeten mjetet më të mira të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe Franca duhet të inkurajojë përdorimin e tyre.

Kohë më parë, kryeministri grek Mitsotakis ka thënë se duhet të bëhet një plan që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE deri në vitin 2033. Sa realiste është kjo?

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor filloi në mesin e viteve 2000. Është një proces i gjatë dhe kompleks; këto vende janë në rrugë të mirë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Megjithatë, është e vështirë të jepet një horizont i saktë për hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe nuk do të bashkohen të gjitha në të njëjtën kohë. Është e rëndësishme që negociatat të përparojnë, veçanërisht për të shpërblyer përpjekjet e disa vendeve. Derisa Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia sapo kanë aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është e rëndësishme t’u jepet perspektivë vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë trokitur në derën e Bashkimit Evropian për më shumë se njëzet vjet. Grupi i Miqësisë i Senatit të Francës dhe Ballkanin Perëndimor, të cilin kam nderin ta kryesoj, është shumë i kujdesshëm për këtë çështje.

A po ndikon agresioni rus kundër Ukrainës në situatën e sigurisë në rajon?

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për pasojat e konfliktit ruso-ukrainas në Ballkanin Perëndimor. Ky nuk duhet të jetë burim destabiliteti dhe jam e sigurt se vendet e Ballkanit Perëndimor do të sigurojnë sigurinë e rajonit të tyre. Së fundmi organizuam një seminar në Senatin Francez – një mbledhje me figura politike dhe figura të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor – për të diskutuar pasojat e agresionit rus në Ukrainë mbi stabilitetin e rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat