Heqja nga listat votuese, tendencë për ndryshime demografike në Luginë

Aktuale

Heqja nga listat votuese, tendencë për ndryshime demografike në Luginë

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 00:34
Foto ilustrim

Shqiptarët në Luginë të Preshevës po vazhdojnë të shqetësohen pasi Serbia po vazhdon presionin mbi ta, duke i fshirë nga listat e gjendjes civile. Pavarësisht se organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë reaguar për këtë çështje, ky fenomen po vazhdon.

Pavarësisht reagimeve të përfaqësuesve politikë dhe institucionalë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, por edhe institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare siç është Raporti i Progresit tëBE-së, ai i Departamentit Amerikan të Shtetit, OSBE-së e edhe Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Helsinkit, si dhe organizatave të tjera, situata me fshirjen e shqiptarëve nga regjistri civil në Serbi mbetet e pandryshuar.

Në Bashkësinë Lokale Caravajkë të Komunës së Preshevës e cila shtrihet në zonën kufitare me Republikën e Kosovës, gjendja duket e vështirë.

Në Bashkësinë Lokale Caravajkë ku përfshihen katër fshatra në brezin kufitarë Kosovë - Serbi, pasi që edhe kushtet nuk ju kanë mundësuar disa banorëve të kthehen në vendlindje e tash në kohën e fundit edhe me masivizimin e adresave është gjendja shumë e rëndë për arsye se nuk mund të pajisen as me dokumente edhe kushtet më elementare nuk ekzistojnë për kthimin e banorëve”, tha Zeqir Rashiti kryetar i BL Caravajkë për RTK.

Dukuri e çregjistrimit të shqiptarëve së fundmi është intensifikuar edhe më shumë. Po fshihen edhe qytetarët që janë rezidentë e që kanë dëshmi të shumta se janë këtu. Ndërsa disa nga ta kanë nis tashmë procedura gjyqësore, u është ndaluar që publikisht të shprehin thyerjet e të drejtave të tyre.

“Në kuadër të masivizimit ne kemi bërë disa raporte të cilat i kemi dërguar edhe Bashkësisë Ndërkombëtare dhe institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë ku kem kërkuar ndërkombëtarizimin e kësaj çështje, sepse konsiderojmë se është antikushtetuese, antiligjore madje edhe antinjerëzore, përmes shlyerjes së adresës pamundësia për marrjen e dokumentet e identifikimit një ID carde apo pasaportë të cilat i takojnë çdo qytetari të Republikës ë Serbisë”, tha Ragmi Mustafi Kryetar i KNSH-së.

Në Këshillin për të Drejtat e Njeriut shlyerja nga regjistri civil i qytetarëve shqiptarë po konsiderohet ndër shkeljet më flagrante të të drejtave të njeriut nga autoritetet shtetërore të Serbisë.

“Situata është përkeqësuar me procesin e masivizimit të vendbanimeve i cili drejtpërdrejt komplikon çështjen e të drejtave individuale të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Si për nga aspekti i realizimit të drejtave të tyre sociale, por ajo që është më shqetësuese sepse ata po shlyhen nga regjistri civil por edhe nga lista zgjedhore”, tha Belgzim Kamberi Kryetar i KDNJ-së.

Heqja e qytetarëve shqiptarë nga lista votuese, vlerësohet se ka për tendencë ndryshimet demografike në këtë zonë ku shumica e banorëve janë shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat