Deklarata pas vizitës në Hagë/ Vjen reagimi ndaj Glauk Konjufcës: Ata që vranë mbi 100 shqiptarë...

Aktuale

Deklarata pas vizitës në Hagë/ Vjen reagimi ndaj Glauk Konjufcës: Ata që vranë mbi 100 shqiptarë...

Nga: P.R Më: 21 qershor 2022 Në ora: 20:39
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pasi ka përfunduar vizitën në Hagë tek Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimit dhe të tjerët, e ka quajtur absolutiste dhe hermetikisht të mbyllur Gjykatën Speciale.

“Kjo gjykatë është absolutiste, kjo gjykatë nuk është në kontrollin e askujt, kjo gjykatë madje nuk kanë mekanizëm as shtetet të cilat e financojnë me para këtë gjykatë dhe prej të cilave i marrin rrogat gjyqtarët, prokurorët dhe stafi i gjykatës pra në këtë kuptim natyrisht ata janë të pakënaqur ashtu siç është i pakënaqur edhe krejt populli i Kosovës për arsye se aktakuza e cila rëndon mbi ta lë hapësirë për inkriminimin e UÇK-së si të tillë, të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ka qenë institucioni më i rëndësishëm i UÇK-së”, ka thënë Konjufca.

Por ndaj deklaratës së Konjufcës ka reaguar veprimtari i çështjes kombëtare dhe i LDK-së, Shyqeri Azemi.

“Kryeparlamentari Glauk Konjufca pas kthimit nga Haga, tha se të akuzuarit e Gjykatës Speciale në Hagë, janë të pakënaqur ashtu siç është i pakënaqur edhe krejt populli i Kosovës, sepse aktakuza lë hapësirë për inkriminimin e UÇK-së si të tillë!!!! Jo more Z. Glauk Konjufca, populli i Kosovës po kërkon që nga 2008-ta, të gjykohen të gjithë ata që vranë mbi 100 shqiptarë, të cilët ishin mbështetës të Presidentit Historik Dr Ibrahim Rugovës si dhe shumë vrasje tjera, të cilat ende nuk po zbulohen nga Gjykatat e Republikës së Kosovës Dardane”, ka shkruar ndër tjerash Azemi, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, Gjykata Speciale është shpresa e vetme për zbardhjen e vrasjeve politike që kanë ndodhur në Kosovë.

“Familjarët që humbën më të dashurit e tyre, shpresën e kanë te Gjykata Speciale me seli në Hagë, për zbulimin e të gjitha vrasjeve që ndodhën në Kosovë, që nga viti 1998 e gjerë.....Por siç dihet Gjykatat e Kosovës asnjëherë nuk u morën me vrasjet që ndodhën në Kosovë dhe Shqipëri, sepse dihet botërisht se edhe Gjykatat ishin të kapura nga grupet kriminale "Politike"!!!!”, shkruan veprimtari Shyqeri Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat