24 vjet nga betimi i Kolonel Tahir Zemaj dhe pranimi nga Kolonel Ahmet Krasniqi i flamurit të Brigadës 134 në cilësinë e Komandantit të saj

Aktuale

24 vjet nga betimi i Kolonel Tahir Zemaj dhe pranimi nga Kolonel Ahmet Krasniqi i flamurit të Brigadës 134 në cilësinë e Komandantit të saj

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 18:39
Kolonel Tahir Zemaj dhe Kolonel Ahmet Krasniqi

Përfaqësuesi i Republikës se Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n, Ambasadori Astrit Zemaj, ka përkujtuar sot 21 qershorin e vitit 1998, ditën kur Kolonel Tahir Zemaj së bashku me qindra ushtarë u betua dhe pranoi nga Ministri i Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqi, flamurin e Brigadës 134 në cilësinë e Komandantit të saj.

Kolonel Tahir Zemaj kishte pranuar po atë ditë pranon edhe Urdhrin e Luftës në krye të Njësive Operative duke marrë drejtimin e komandës për Brigadën 134 dhe mbi bërthamat e Brigadave 131 dhe 133 të UÇK-së të cilat nën komandën e Shtabit Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës do të nisën drejt Kosovës.

“Kolonel Tahir Zemaj, në historinë e luftës së Kosovës, do të mbetët ushtaraku i cili hyri në Kosovë në krye të një Brigade të kompletuar, si i vetmi formacion i parë i tillë ushtarak profesional në gjithë luftën tonë. Nga këto njesi ushtarake, sot kemi dhjetra heroj dhe dëshmor të rënë në fushëbeteja anë e kënd Kosovës”, shkruan Ambasadori Astrit Zemaj.

Postimi i plotë:

21 QERSHORI 1998

Si sot para 24 viteve, me datën 21 qershor 1998, Kolonel Tahir Zemaj, së bashku me qindra ushtarë dhe rreth 40 eprorë ushtarak, betohet dhe pranon nga Ministri i Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqi, flamurin e Brigadës 134 në cilësinë e Komandantit të saj.

Po ashtu Komandanti Tahir Zemaj, pranon edhe Urdhrin e Luftës në krye të Njësive Operative duke marrë drejtimin e komandës për Brigadën 134 dhe mbi bërthamat e Brigadave 131 dhe 133 të UÇK-së të cilat nën komandën e Shtabit Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës do të nisën drejt Kosovës.

Këto njësi ishin dhe mbetën krenaria dhe lavdia e luftës sonë çlirimtare, në fushëbeteja të fituara në gjithë Zonën Operative të Dukagjinit dhe gjithë Kosovës. Betejat që nga Loxha deri në kulminacionin e tyre në Betejën e Kosharës, janë motivi ynë për të mos u ndalur asnjëherë.

Kolonel Tahir Zemaj, në historinë e luftës së Kosovës, do të mbetët ushtaraku i cili hyri në Kosovë në krye të një Brigade të kompletuar, si i vetmi formacion i parë i tillë ushtarak profesional në gjithë luftën tonë. Nga këto njesi ushtarake, sot kemi dhjetra heroj dhe dëshmor të rënë në fushëbeteja anë e kënd Kosovës.

Në videon në vijim ditën e betimit historik në emër te atdheut dhe para flamurit kombëtar, dhe pamjet nga Kazerma Ushtarake në Prapaqan të Deçanit, mund të i shihni herojët: Ahmet Krasniqi, Tahir Zemaj, Sali Çekaj, Agim Ramadani, Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli, Enver Alaj, Rexhë Osaj, Sebahate Tolaj, Isuf Haklaj dhe shumë te tjerë që ranë për liri dhe për shtetin e Kosovës.

Koloneli HERO, ishte dhe mbetet frymëzim i perjetshëm - Lavdi Komandant!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat