Ambasada e SHBA-së reagon për marrëveshjen për energjinë, kërkon këtë gjë nga Kosova dhe Serbia

Aktuale

Ambasada e SHBA-së reagon për marrëveshjen për energjinë, kërkon këtë gjë nga Kosova dhe Serbia

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 18:33
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar pas arritjes së sotme të marrëveshjes Kosovë-Serbi për energjinë në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në një postim në Twitter ambasada u ka kërkuar dy vendeve të angazhohen në procesin e dialogut.

“Marrëveshja e sotme e udhërrëfyesit për energjinë është dëshmi se kur Kosova dhe Serbia angazhohen me kreativitet dhe fleksibilitet, qytetarët në të dy vendet përfitojnë. SHBA u kërkon të dyja vendeve të vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses përmes angazhimit urgjent dhe të hapur në dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në reagim.

Kosova e Serbia sot nënshkruan marrëveshjen për energjinë, e cila parashikon faturimin e energjisë elektrike për komunat në veri të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat