“Përçarje, grindje e luftë”/ Ja çfarë po planifikon Edi Rama të bëj në Kosovë!

Aktuale

“Përçarje, grindje e luftë”/ Ja çfarë po planifikon Edi Rama të bëj në Kosovë!

Nga: A.SH Më: 19 qershor 2022 Në ora: 09:30
Edi Rama

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar për vizitën e kryeministrit të Shqipërisë në Kosovë.

Edhe pse po qëndron në Kosovë për mbedhjen e dy qeverive e cila do te mbahet nesër, Bytyçi thotë se Rama gjendet në Kosovë për të provokuar tension, konflikt dhe përçarje.

Profesori shkruan se, “Rama do të bëjë të gjitha përpjekjet që t'u japë veteranëve rebelë, të cilët thonë se kanë luftuar pa qenë në luftë, gjithë mbështetjen e nevojshme për t'i mobilizuar ata për destabilizimin e Kosovës”.

Shkrimi i plotë:

Edi Rama është në Kosovë. Zyrtarisht ka shkuar aty për të marrë pjesë në mbledhjen e dy qeverive që do të zhvillohet nesër në Prishtinë, për të cilën nuk pres se do të prodhojë diçka serioze e të dobishme. Praktikisht kryeministri i Shqipërisë gjendet në Kosovë për të provokuar tension, konflikt dhe përçarje!

Dihet tashmë se veteranët e përdorur e të rrejshëm janë nxitur nga klanet anti-shqiptare shqipfolës kundër qeverisë së Albin Kurtit. Rama do të bëjë të gjitha përpjekjet që t'u japë veteranëve rebelë, të cilët thonë se kanë luftuar pa qenë në luftë, gjithë mbështetjen e nevojshme për t'i mobilizuar ata për destabilizimin e Kosovës. Sepse Ramës i duhet në Prishtinë një qeveri pro-serbe dhe pro-Open Balkan!

Kaq gjë besoj se e kuptojnë shqiptarët e mençur dhe me intuitë politike të jashtëzakonshme të Kosovës! Prandaj thoni jo, refuzoni çdo përpjekje të Edi Ramës që synon të mbjelle urrejtje, përçarje, grindje e luftë midis jush!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat