Miratohet shpallja e konkursit për njëzet e dy prokurorë të rinj të Shtetit

Aktuale

Miratohet shpallja e konkursit për njëzet e dy prokurorë të rinj të Shtetit

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 16:37
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Jetish Maloku, mbajti takimin e 216-të, në të cilin fillimisht miratoi Raportin e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik për periudhën janar-mars 2022.

Pas miratimit të Rregullores për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit u  mor vendimi për shpalljen e konkursit për rekrutimin e njëzet e dy (22) prokurorëve të rinj të Shtetit dhe u themeluan Komisionin për Rekrutim dhe Komisioni për Rishqyrtim, duke caktuar anëtarët përkatës të tyre.

Gjithashtu u miratuan Udhëzuesi për zbatimin e Rregullores për transferimin dhe avancimin e Prokurorëve të Shtetit dhe kërkesa buxhetore për vitin 2023 dhe vlerësimet e hershme 2024 dhe 2025.

Në takimin e sotëm u prezantuan njoftimi i Ambasadës së SHBA-së për përzgjedhjen e kandidatëve për Programin e Bursave në Universitetin amerikan, “Wake Forest”, me ç’rast një prokuror dhe një bashkëpunëtor profesional do të ndjekin programin njëvjeçar në këtë universitet.  

Po gjatë këtij takimi, anëtarët e KPK-së miratuan plotësim-ndryshimin e Vendimit të KPK-së për ekspertët gjyqësorë që angazhohen nga ana e Prokurorit të Shtetit, që do të zbatohet në përputhje me Rregulloren e KGJK-së për kompensimin e ekspertëve gjyqësorë. 

Në përfundim, Këshilli ka trajtuar dy raste disiplinore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat