​Nuk kalon sërish lista me emrat e dëshmitarëve që do të dëshmojnë për energjinë

Aktuale

​Nuk kalon sërish lista me emrat e dëshmitarëve që do të dëshmojnë për energjinë

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 07:26 Përditësuar në ora: 13:02 më 17.06.2022
Foto nga takimi

Nuk kalon sërish lista me emrat e dëshmitarëve

Këtë të premte komisionit hetimor parlamentar për energjinë ka përpiluar listën përfundimtare në të cilën janë vendosur emrat e dëshmitarëve të cilët do të ftohen për intervistim në këtë komision. Ndonëse e njëjta nuk nuk ka kaluar, duke u shtyrë kështu për një ditë tjetër.

Kryesuesi i këtij Komisioni, Hajdar Beqa ka thënë se do të largohen emrat e pamundshëm për t’u intervistuar siç janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Kolë Berisha.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj tha se gjatë rrugëtimit të hetimeve mund të dërgohen pyetje në Gjykatën Speciale për ish-udhëheqësit e institucioneve të cilët janë në Hagë.

Rexhaj ka shtuar se do të ftohet për intervistim edhe Glauk Konjufca.

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj ka bërë të ditur se janë dy lista, njëra me 287 emra dhe tjetra me 287. Sipas tij, kjo nuk do të mundësojë një hetim të arritshëm dhe nuk do t’i përkrah emrat të cilët ftohen vetëm për spektakël.

Komisioni Hetimor për energji do të votojë për dëshmitarët që do të intervistohen

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, sot do të votojë listën e dëshmitareve që do të ftohen për intervistim.

Ky komision që kryesohet nga deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, u iniciua nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, kërkon që të hetohen aktivitetet në sektorin e energjisë në periudhën kohore 2006-2022.

Këtu përfshihet hetimi i investimeve kapitale në Korporatën Energjetike të Kosovës pas privatizimit të distribucionit në këtë kompani.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për themelimin e dy komisioneve hetimore për energjinë elektrike gjatë seancës së 5 majit, gjatë së cilës pati debate të ashpra.

Një komision hetimor është iniciuar nga partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe i njëjti do të kryesohet nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat