​Protesta përfundon me lule për policët

Aktuale

​Protesta përfundon me lule për policët

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 17:33
Pamje nga protesta

Protesta përfundon me lule për policët.

Veteranët kanë përfunduar protestën mbi tetë orëshe në oborrin e Kuvendit të Kosovës, duke shpërndarë lule për zyrtarët policorë që ishin në barrikadë.

Kështu veproi njëri nga veteranët protestues, duke thënë se zyrtarët policor janë të popullit dhe kanë respekt për ata.

Ndërkohë, me përfundimin e protestës, policët kanë mbledhur mbeturinat në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat