Deputeti i VV-së i drejtohet Haradinajt: Ramush nuk ta kemi borxh që të na shash me nanë

Aktuale

Deputeti i VV-së i drejtohet Haradinajt: Ramush nuk ta kemi borxh që të na shash me nanë

Nga: M.L. Më: 16 qershor 2022 Në ora: 11:04
Gani Krasniqi

Seanca e Kuvendit ka nisur me përplasje ndërmjet deputetëve të pozitës dhe opozitës. Në deklarimet jashtë rendit të ditës i pari foli deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gani Krasniqi, shkruan "Bota sot".

Ai bëri një urim me rastin e ditëve të çlirimit që shënohen në Kosovë, në muajin qershor.

Përkujtoi sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve të rënë për liri.

Në fund të fjalimit të tij iu drejtura deputetit të AAK-së dhe ish kryeministrit Ramush Haradinaj duke i thënë që nuk ia kanë borxh që të shahen me nënë.

“Po u drejtohem kolegëve që po na drejtohen me fjalën “marre”, nuk ua kam borxh unë as askush nuk e kemi borxh që ta fyejmë njëri tjetrin

Ramush, nuk ia kemi borxh, nuk do të dëshiroja Ramushi të shanë, të na shanë edhe me nanë, por e kemi sikur zotëriu këti kryetari i këtij grupi që na ka sha me nënë e babë. Por, na kanë thënë i shami të shanë”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat