Protestuesit hyjnë në oborrin e Kuvendit

Aktuale

Protestuesit hyjnë në oborrin e Kuvendit

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 10:21
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Tashmë ka filluar protesta e thirrur nga OVL e UÇK-së, para Kuvendit të Kosovës.

Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të kësaj organizate, deklaroi se pushteti po provokon. “Ne kërkojmë që të ndalohen provokimet”, th ai.

Veteranët tashmë janë duke tentuar të futen brenda rrethojës së Kuvendit të Kosovës ku përballë tyre është vendosur kordoni i policisë.

Nën thirrjet “UÇK”,  “Policia e jona”, ata tashmë ndodhen në oborrin e Kuvendit.

Siç njofton rtk protestuesit kanë thyer derën e rrethojës së oborrit.

Ndërkohë, para këtij institucioni, janë vendosur edhe Njësitet Speciale të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat