Nesër hidhet në votim Ligji për Trustin, Tahiri ka dy porosi për deputetët

Aktuale

Nesër hidhet në votim Ligji për Trustin, Tahiri ka dy porosi për deputetët

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 16:44
Besnik Tahiri

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur para seancës së nesërme ku në rend dite për votim do të jetë edhe Ligji për Trustin.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se para se të hidhet në votim ky Ligj, ka dy porosi për deputetë

“1. Ata që po mundohen të na tregojnë që Trusti është për pleqëri, e kanë shumë gabim, sepse kjo është e ditur. Ne, hallin e kemi se si këta njerëz të mbërrijnë pleqërinë në mungesë të dorës së shtetit në këtë situatë krize. Kontributdhënësit po i kërkojnë t’i marrin një pjesë të kursimeve të tyre për t’i zgjidhur disa probleme jetike që i kanë në këtë gjendje të jashtëzakonshme. 2. Logjika me i thënë jo secilit propozim të opozitës pa e dhënë asnjë arsyetim, është pazotësi, është ikje e përgjegjësisë dhe mbi të gjitha është mungesë e guximit për të marrë një vendim”, ka shkruar Tahiri.

Në fund, Tahiri i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të votojnë Ligjin për Trustin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat