“Hajde Përparim, na prijë, na ki mbrapa kësaj pune”/ Lutfi Haziri reagon pas anulimit të Sunny Hill

Aktuale

“Hajde Përparim, na prijë, na ki mbrapa kësaj pune”/ Lutfi Haziri reagon pas anulimit të Sunny Hill

Nga: M.L. Më: 14 qershor 2022 Në ora: 21:48
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas lajmit për anulimin e Festivalit Sunny Hill.

Haziri në një postim në Facebook shkruan se është e drejtë e Komunës që ta jap në shfrytëzim tokën për një festival si Sunny Hill.

Ai ka ka ftuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën që ta mbrojë festivalin që të bëjnë përpjekje për mundësimin e mbajtjes së festivalit në Prishtinë.

Postimi i plotë:

Është e drejtë e Komunës me e dhënë tokën në shfrytëzim për një Festival qysh është Sunny Hill.

Po ashtu, është e drejtë e Komunës dhe detyrë me e mbrojtë Sunny Hillin, me e mbajtë në vendlindje.

Hajde Përparim, na prijë, krejtve na ki mbrapa kësaj pune. Besoj edhe krejt elitën kulturore të Prishtinës.

Është mëkat me e lëshu me ik prej Prishtinës kjo vlerë, me përmasa ndërkombëtare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat