Kryeministri Kurti mirëpret miratimin e ligjit për ngritjen e pagës minimale në 264 euro

Aktuale

Kryeministri Kurti mirëpret miratimin e ligjit për ngritjen e pagës minimale në 264 euro

Nga: M.L. Më: 14 qershor 2022 Në ora: 17:20
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka përshëndetur votimin në lexim të parë të ligjit për rritjen e pagës minimale në 264 euro.

Kryeministri Kurti në një postim në Facebook ka shkruar se mbi 100 mijë punëtorë të sektorit privat, përfitojnë rritje mbi 100%, respektivisht mbi 50% të pagës së tyre mujore, ndërkaq plotë 380 mijë punëtorë të sektorit privat dhe publikë përfitojnë prej lirimit nga tatimi i të ardhurave deri në shumën e pagës minimale.

“Lajm i mirë për qytetarët që sot Kuvendi i Republikës miratoi në lexim të parë të ligjin për rritjen e pagës minimale në 264 euro dhe lirimin nga tatimi i të ardhurave deri në pagën minimale. Mbi 100 mijë punëtorë të sektorit privat, përfitojnë rritje mbi 100%, respektivisht mbi 50% të pagës së tyre mujore, ndërkaq plotë 380 mijë punëtorë të sektorit privat dhe publikë përfitojnë prej lirimit nga tatimi i të ardhurave deri në shumën e pagës minimale. Përveç se po e rrisim pagën minimale për herë të parë pas 11 vitesh, po rrisim atë më shumë se çdoherë tjetër më parë. Ndërkaq pragun e shkallës tatimore po e zhvendosim nga 80 euro në 250 euro”, u shpreh kryeministri.

Kurti me këtë rast i uroi punë të mbarë anëtarëve të sapozgjedhur të Komisionit për Autoritetin e Konkurencës, që për herë të parë udhëhiqet nga një grua.

Ky institucion ka rëndësi të madhe në mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në vend. Rëndësia e tij rritet edhe më shumë tani që po përballemi me një periudhë inflacioni”, potencoi ai.

Kryeministri tha se nga sot, me miratimin e Projektligjit për Provimin e Jurisprudencës, për herë të parë këtij provimi do të mund t’i nënshtrohen edhe kandidatë nga trojet tjera shqiptare, duke përfshirë këtu shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat