Haradinaj uron 247-vjetorin e ushtrisë amerikane

Aktuale

Haradinaj uron 247-vjetorin e ushtrisë amerikane

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 10:26
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka uruar 247-vjetorin e themelimit të ushtrisë amerikane.

Haradinaj ka thënë se Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbron lirinë, demokracinë, paqen dhe sigurinë botërore.

“Sot në 247-vjetorin e themelimit të saj, kujtojmë sakrificën, trimërinë dhe përkushtimin e burrave dhe grave që shërbyen e shërbejnë në këtë ushtri dhe që janë bërë frymëzim për ushtritë dhe demokracitë në botë”.

“Në këtë ditë historike, urojmë popullin, Ushtrinë dhe institucionet amerikane, me falënderim dhe mirënjohje të thellë për ndihmën që i dhanë Kosovës dhe popullit të saj në momentet vendimtare historike dhe për mbështetjen që vazhdojnë të ofrojnë për një Kosovë e rajon më stabil e më të sigurt”, ka shkruar Haradinaj.

Ai është shprehur krenar që ushtria e Kosovës, qëndron përkrah ushtrisë së SHBA-së.

“Kenar që Ushtria jonë qëndron përkrah tyre në shumë misione të paqes, me shpresën që të bashkëpunojmë edhe më ngushtë në Aleancën Veriatlantike NATO. Urime ditëlindja! #247 U.S.ARMY”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat