Helmimet e nxënësve një etapë tjetër e rëndë e Kosovës

Aktuale

Helmimet e nxënësve një etapë tjetër e rëndë e Kosovës

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 20:23
Melihate Behramaj

Ishte pranvera e vitit 1989, kur shumë nxënës, sikurse Melihate Behramaj, përjetuan helmimet nëpër shkolla.

Helmimet ishin të shumta e ndodhën në disa shkolla.

“Pas dhimbjeve të forta që kisha, zgjaste një periudhë diku 10 orë, derisa lirohesha prej atyre dhimbjeve”, rrëfen tani pas 33 vjetësh, Melihate Behramaj.

“Kisha të vjella shumë të shpeshta, shumë të mëdha”, kujton ajo në një rrëfim në kuadër të rrëfimeve të personazheve të ndryshme që vuajtën nga regjimi serbo-jugosllav.

Behramaj në atë kohë, ashtu si edhe mijëra nxënës të tjerë të kësaj kohe, këto tmerre i përjetoi kur ishte nxënëse e vitit të parë në shkollë të mesme.

Për më shumë, mund ta ndiqni videon.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat