Rrëfimi i minatorit për grevën e 1989: Të gjallë, s`donim të dilnim

Aktuale

Rrëfimi i minatorit për grevën e 1989: Të gjallë, s`donim të dilnim

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 19:10
Avdi Ukaj

Avdi Ukaj është njëri prej(mbi 1.300 minatorëve, që më 20 shkurt 1989, hynë në grevë.

Greva e tyre ishte për të kundërshtuar  regjimin serb të Slobodan Millosheviqit i cili me dhunë kishte bërë ndryshimet kushtetuese.

Ai tregon se si qëndruan për 8 ditë e 8 netë në minierë, duke rrezikuar shëndetin e jetën, në mbrojtje të idealeve.

“Kishte njeri që humbte vetëdijen  dhe e lusnin të dilte jashtë e nuk dilte”, kujton Ukaj, ngjarjen e asaj kohe.

Në rrëfim ish minatori Ukaj tregon edhe një episod të rëndë në familjen e tij.

“Më thanë se vajza jote e ka frymën e fundit. Iu ka thënë varret e fshatit i dini ku janë, hallall vajzës sime, por unë nga këtu nuk dal”, u shpreh ai.

Për më shumë, rrëfimin e veçantë, të këtij minatori, në kuadër të manifestimeve të për Ditën e Çlirimit, mund ta ndiqni në videon më poshtë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat