Remi: Shumë të rinj nuk i pranuam në UÇK – Nuk kishim kushte për t’i trajnuar

Aktuale

Remi: Shumë të rinj nuk i pranuam në UÇK – Nuk kishim kushte për t’i trajnuar

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 10:47
Rrustem Mustafa-Remi

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit Rrustem Mustafa-Remi, ka treguar se në 10 ditët e para kur është hapur informata që kanë filluar stërvitjet në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me qindra djem të rinj në moshë, kanë qenë të gatshëm t’i bashkohen ushtrisë.

Mirëpo, në mungesë të kushteve bazike për trajnim, shumë prej njerëzve është dashur t’i kthejnë prej nga kanë ardhur.

Këto deklarata Rrustem Mustafa – Remi i bëri në emisionin “Info Nata”, në tëvë1.

Ai foli edhe për periudhën e pasluftës dhe zhvillimet aktuale në vend – me theks të veantë zhvillimet në Gjykatën Speciale.

“Ne kemi marrë vendim që të futemi në radhën e parë diku rreth 30 persona për stërvitje ushtarake në Shalë të Bajgorës. Shumë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kanë pritur njerëzit, janë përhapur informata nëpër fshatra. Prandaj, me qindra të ri kemi qenë të detyruar t’i kthejmë, nuk kemi mundur t’i pranojmë, sepse nuk kemi pasur kushte bazike për t’i trajnuar. Kjo ka qenë shumë domethënëse për ne. Në 10 ditët e para kur e kanë kuptuar që kanë filluar stërvitjet, mijëra persona janë drejtuar te njerëzit që i kanë njohur për t’i listuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kemi qarë ne edhe ata kur i kemi kthyer atë ditë në Kaqanullë me qindra djem të ri nga mosha 19,20 apo 21 vjeçare"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat