Ky është vendimi i fundit i Gjykatës Speciale për Thaçin dhe Veselin

Aktuale

Ky është vendimi i fundit i Gjykatës Speciale për Thaçin dhe Veselin

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 11:35
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Gjykata Speciale ka vendosur për vazhdim e paraburgimit ndaj ish-presidentit Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit Veseli. Ky vendim është marrë më 26 maj 2022.

Kjo është konfirmuar në dokumentin e publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020.

Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat