Durmishi për publikim e përgjimeve: Prokuroria duhet ta hetojë rastin

Aktuale

Durmishi për publikim e përgjimeve: Prokuroria duhet ta hetojë rastin

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 21:19
Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se në bazë të asaj që është dëgjuar në përgjimet e publikuara disa ditë më parë, bëhet fjalë për aferë korruptive dhe kërkon që prokuroria të hetojë.

“Në një emision është paraqitur një incizim, nuk e di çka është saktë, ajo zhvillohet në mënyrë të mbyllur. I kam disa çështje që dua t’i them. Berat Buzhala i ka publikuar ato përgjime duke pretenduar se kanë qenë në hetime, kinse nuk kanë qenë në gjendje policia ta hetojë. Nëse ka qenë kjo punë në prokurori dhe nëse ndonjë prokuror eventual nuk ka guxuar të hetojë pse nuk është lajmëruar në KPK. Apo së paku të bëhet e ditur se kush kanë qenë ata prokurorë që nuk kanë guxuar të hetojnë”, ka thënë Durmishi.

Ai tutje thotë se këshilltari i ministrit Liburn Aliu nuk përmendet fare në përgjim.

“Nuk ka version Florent Ramqaj, pasi ai nuk përmendet në përgjim por e përmendin. Si është trajtuar kjo çështje. Jemi duke folur për një rast ku një zyrtar i një kompanie diskuton me një zyrtar tjetër që nuk e dimë as kush është. Në bazë të asaj që kemi dëgjuar kemi të bëjmë me një vepër korruptive dhe kërkojmë nga prokuroria dhe gjykata të marrin masa”, shton Durmishi.

Ai tutje shton se ministria nuk ka kontratë me Infratek dhe tregon se si përdoren të drejtat e autorit nga kompanitë për të bërë afera korruptive.

“Me na lidh mua ose ministrin, në një situatë që ndodh me persona të caktuar të kompanive private, ani pse ato mund të kenë ndonjë afërsi me ndonjë këshilltar të ministrit. As këshilltari i ministrit nuk ka ndonjë përgjegjësi për ndonjë punëtorë të ndonjë kompanie”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat