Murati: Synojmë ta punësojmë nga një anëtar për familje

Aktuale

Murati: Synojmë ta punësojmë nga një anëtar për familje

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 11:41
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është duke raportuar para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Ai ka prezantuar edhe një plan.

“Kemi pasur mbështetjen edhe për punëtorë dhe kanë qenë 300 mijë përfitues. Ideja është që të punësojmë një anëtar të familjes. Projektligji për pagën minimale parasheh heqjen e tatimit për pagën që e ka 250 euro. Secilit të punësuar ajo pjesa që është ndalë tatim i dalin shtesë për pagën. Kemi rritur subvencionet për 60 për qind për bujqit marrë parasysh edhe krizën e çmimeve”, deklaroi ai.

Plan të ngjashëm ka pasur edhe Nisma Socialdemokrate në të kaluarën.

Murati pasi ka shpalosur mbështetjen për qytetarët, sidomos familjet me skemë sociale e pensionistët, ka folur edhe për rritjen e çmimeve duke përmendur inflacionin e lartë, që sipas tij, po shkaktohet nga lufta në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat