​Bugajski: Rusia e sheh Ballkanin e Hapur si mjet për ndarjen e Evropës

Aktuale

​Bugajski: Rusia e sheh Ballkanin e Hapur si mjet për ndarjen e Evropës

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 21:44
Janusz Bugajski

Njohësi i mirë i çështjeve të Ballkanit Janusz Bugajski ka reaguar pas anulimit të vizitës së shefit të diplomacisë ruse në Beograd.

Ai në një postim në Twitter ka bërë thirrje për kujdes dhe vëmendje ndaj veprimeve ruse në Ballkan.

“Kremlini e sheh "Ballkanin e Hapur" si një mjet të dobishëm për përmbysjen dhe ndarjen e Evropës. Qeveritë properëndimore duhet të braktisin skemën dhe të mos ndjekin agjendën Moskë-Beograd”, ka shkuar Bugajski.

Ndryshe, Sergei Lavrov ishte paraparë sot në arrijë në Serbi, por një gjë e tillë iu pamundësua pasi Bullgaria, Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ndaluan fluturimin e aeroplanit të tij mbi hapësirat e tyre ajrore.

Lavrov tha se hapësira ajrore është mbyllur nga vendet e NATO-s, në mënyrë që ai të mos mund të shprehë në Beograd mbështetjen për “Ballkanin e Hapur”, që sipas tij, është iniciativë e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat