KPK me njoftim të rëndësishëm për opinionin publik

Aktuale

KPK me njoftim të rëndësishëm për opinionin publik

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 17:53
Foto nga takimi

Këshilli Prokurorial i Kosovës, njofton opinionin publik se ka hapur dëgjim publik lidhur me Rregulloren për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, njofton se është në fazën e draftimit përfundimtar të Rregullores për Rekrutimin, Provimi, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit.

Andaj me qëllim të arritjes së bashkëpunimit, nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit-ës, Këshilli Prokurorial fton të gjithë profesionistët e interesuar.

Që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre për përmirësimin e Draftit deri më datën 10 qershor 2022”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat