MASHT: Procesi i testimit ka shkuar sipas planifikimit

Aktuale

MASHT: Procesi i testimit ka shkuar sipas planifikimit

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 15:25
Ilustrim

Mbi 24 mijë nxënës të klasave të nënta sot i janë nënshtruar pjesës së parë të Testit të Arritshmërisë, i organizuar nga Ministria e Arsimit, i cili ka për qëllim matjen e njohurive të nxënësve dhe orientimin e tyre për regjistrimin në shkollat e mesme të larta.

Drejtues të ministrisë se Arsimit në një përgjigje për Radio kanë bërë të ditur se testimi ka filluar me kohë me përjashtim të dy qendrave ku si pasojë e vonesave të administratoreve testi ka filluar 15 minuta me vonesë.

Rreth 24 mijë semimaturantë sot i janë  nënshtruar  Testit të Arritshmërisë   në lëndët shoqërore: gjuhë shqipe, gjuhë angleze, histori dhe gjeografi i cili ka qene i përberë nga 100 pyetje. Udhëheqësi  i Divizionit për Standard, Monitorim dhe Vlerësim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi në një përgjigje për Radio Kosovën ka bërë të ditur se procesi i testimit ka shkuar sipas planifikimit.

“ Testi i Arritshmërisë sot në të gjithë Kosovën ka filluar në ora 10:00 ashtu siç ka qene i planifikuar. Këtu mund të cekim se me përjashtim të dy qendrave ku ka pasur vonesa të administratoreve procesi i testimit ka filluar 15 minuta me vonesë”, tha Elezi

Ndërkohë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka kërkuar përgjegjësi nga të gjithë akterët e përfshirë në proces, si dhe respektim të plotë të rregullave të caktuara pasi i tërë procesi organizohet në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit.

Testimi është mbajtur në 176 qendra të testimit në të gjithë vendin, ku të angazhuar për mbarëvajtje të këtij procesi janë rreth 1600 administrues. Në këtë vit shkollor testi i Arritshmërisë ka pësuar ndryshime sa i përket numrit të pyetjeve dhe kohës se mbarëvajtjes se testit.  Ndërsa, me 14 qershor do të hyjnë për testim në lëndët shkencore: matematikë, informatikë, fizikë, kimi e biologji. Rezultatet e testit të Arritshmërisë do të shpallen me date 21 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat