Të hënën mblidhet Kuvendi, diskutohet paga minimale

Aktuale

Të hënën mblidhet Kuvendi, diskutohet paga minimale

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 07:14
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet ditën e hënë për të diskutuar mbi 16 pika që janë në rend të ditës.

Ndër të tjerash do të diskutohet edhe për lartësinë e pagës minimale, ndarjen buxhetore, e kështu me radhë.

Seanca pritet të fillojë në ora 11, teksa në rend të ditës janë 15 pika të papërfunduara nga seancat paraprake.

Rendi i ditës:

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5, 11 dhe 13 maj 2022:

5. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
6. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj 2022:

4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,
5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
9. Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat