Liburn Aliu: Po, e kam takuar në Vetëvendosje Halil Jahajan, është inxhinier

Aktuale

Liburn Aliu: Po, e kam takuar në Vetëvendosje Halil Jahajan, është inxhinier

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 21:25
Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu duke folur për publikimet e përgjimeve në të cilat pretendohet përfshirja e tij në korrupsion, ka treguar se e njeh Halil Jahajn.

Ai tha se e ka takuar në Vetëvendosje.

“Halil Jahaj e kam takuar në VV. Është inxhinier i ujërave dhe e njeh leminë e ujërave dhe kemi diskutuar leminë e ujërave”, tha Aliu.

“Ky (Halil Jahaj) nuk është në përgjim”, shtoi ai.

“Doli një zyrtar i kompanisë në të cilën as ky (Halil Jahaj) nuk është pronar. Bëhet fjalë për një kompani, Infratek të cilën unë e njoh për herë të parë e cila në vitin 2018 e ka kontratën e cila e ka bërë projektimin e asaj rruge me 100 mijë probleme e defekte”, tha Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat