Kompania gjigande gjermane në Kosovë/ Ish agjenti: Po vjen tani pasi nuk janë në pushtet komandantët milionerë dhe komunistat jugosllavë

Aktuale

Kompania gjigande gjermane në Kosovë/ Ish agjenti: Po vjen tani pasi nuk janë në pushtet komandantët milionerë dhe komunistat jugosllavë

Nga: N. Sh. Më: 3 qershor 2022 Në ora: 17:37
Kompania Lidl

Një investim i madh i një kompanie gjermane pritet të ndodh në Kosovë.

Bëhet fjalë për kompaninë “Lidl” e cila është ftuar nga qeveria të investojë në Kosovë.

Kjo kompani është zinxhir i dyqaneve ushqimore në 32 shtete dhe ka traditë 40 vjeçare në Evropë.

Kjo kompani me bazë në Gjermani ka gjithsej 11 mijë e 550 dyqane në Evropë, Amerikë dhe Azi që punësojnë mbi 341 mijë punëtorë.

Kryeministri Albin Kurti bashkë me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarin dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi kanë pritur dje në takim delegacionin e “Lidl”, kompani e cila pritet të investojë në Kosovë.

Sipas Ministres Hajdari, nga kompania “Lidl” janë zotuar se do të investojnë në Kosovë.

Tutje ka shtuar se me delegacionin e “Lidl” kanë viztuar tri lokacionet strategjike të përshtatshme për qendrën e ardhshme në Kosovë.

“Me delegacionin e kompanisë në fjalë vizituam edhe tri lokacione strategjike të propozuara nga kolegët e KIESA-s, të përshtatshme për qendrën e ardhshme logjistike të kompanisë “Lidl” në Republikën e Kosovës, pas bisedës së tyre më prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit dhe pijeve, potencial i mirë për furnizim për kompaninë “Lidl” dhe exporte në botë”, theksoi ministrja.

E kjo kompani mund të punësoj në Kosovë qindra persona.

Për ardhjen e Lidl në Kosovë, ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se po vjen tani pasi që më nuk janë në pushtet haraçegjitë dhe komunistat jugosllavë.

Sipas tij, tash nuk janë në pushtet as disa komandantë të luftës.

“Lidl-i gjigant po vjen në Kosovë. Do të hapen qindra e ndoshta edhe mijëra vende të punës, pasi tani nuk janë në pushtet haraçegjitë dhe komunistat jugosllavë si dhe disa komandantë tanë të luftës e multimilionera të pasluftës, që gjatë tërë luftës as edhe fshatin e tyre nuk kanë arritur me çliru e jo më shumë”, shkruan Miftari në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat