Haxhiu takon Mijatoviq, diskutojnë për reformat në drejtësi

Aktuale

Haxhiu takon Mijatoviq, diskutojnë për reformat në drejtësi

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti në një takim zyrtar, komisioneren për të Drejtat e Njeriut në KE, Dunja Mijatoviq, me ç’rast diskutuan për reformat e nisura nga Ministria e Drejtësisë.

Ministrja Haxhiu e njoftoi Komisioneren Mijatoviq për punën që është bërë deri tani në kuadër të reformës në drejtësi, si dhe me politikat që avancojnë të drejtat e njeriut, si dhe veprimet që janë ndërmarrë në adresimin institucional të dhunës në familje dhe krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, si dhe punën gjithëpërfshirëse në kuadër të strategjisë për drejtësi tranzicionale.

Ministrja Haxhiu përmendi edhe Kodin Civil si një dokument të rëndësishëm në avansimin e të drejtave të njeriut.

Ajo tregoi rëndësinë që ka për vendin dhe qytetarët anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, me ç’rast përveç tjerash kjo do të ndikonte edhe në përmirësimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë, duke krijuar kushte më të përshtatshme për të implementuar praktikat më të mira rrjedhimisht ngritjen e standardeve të respektimit të të drejtave të njeriut.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat