Presidenca: Osmani as nuk lëshon, as nuk merr pasaporta diplomatike

Aktuale

Presidenca: Osmani as nuk lëshon, as nuk merr pasaporta diplomatike

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 20:45
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani nuk ka kompetencë për të lëshuar pasaporta diplomatike.

Kështu thonë nga kabineti i saj, si demantim se disenjatori Valdrin Sahiti është pajisur prej saj me një të tillë.

“Presidentja as nuk lëshon e as nuk merr pasaporta diplomatike. Pra nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt”, thuhet në përgjigje nga zyrtari për media në presidencë, Bekim Kupina.

“Për qindra pasaporta të raportuara në media, pyetjet duhet të drejtohen tek Qeveria paraprake, sepse janë lëshuar gjatë qeverisjes së tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat