​Komisioni përpilon listën e dokumentacionit për hetim në sektorin e energjisë

Aktuale

​Komisioni përpilon listën e dokumentacionit për hetim në sektorin e energjisë

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

​Komisioni ka përpiluar listën e dokumentacionit për hetim në sektorin e energjisë

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, sot ka përpiluar listën e dokumentacionit për hetim.

Kryesuesi i Komisionit, Hajdar Beqa ka thënë se komisioni do t’i hetojë të gjitha dokumentet e nevojshme qofshin ato vendime ose kontrata nga viti 2006 e deri më tash në sektorin e energjisë.

Deputeti Armend Muja ka kërkuar nga Kuvendi transkriptin e deklaratës në një seancë parlamentare të deputetes së LDK-së Hykmete Bajrami, lidhur siç tha ai me projektin specifik “Bilfinger”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat