​Osmani: Në Kosovë nuk ka rritje të incidenteve ndër-etnike

Aktuale

​Osmani: Në Kosovë nuk ka rritje të incidenteve ndër-etnike

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 13:05
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani gjatë një vizite sot në Pejë ka deklaruar se në Kosovë nuk ka rritje të incidenteve ndër-etnike.

Këto komente ajo i bëri pas takimit me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Osmani tha se pas deklarimit të djeshëm të shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szuonyog se në pjesën e Vushtrrisë pas pandemisë janë shtuar incidentet ndër-etnike, ka kërkuar informacione nga institucionet e sigurisë dhe përgjigjja e tyre ka qenë se nuk ka një gjë të tillë.

Shefja e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani në përgjigjen e saj për KosovaPress tha që askush mos të ngutet të bëjë kualifikime të pakonfirmuara nga institucionet e sigurisë pasi e dëmtojnë imazhin e shtetit.

Osmani: Askush të mos ngutet të bëjë kualifikime të pakonfirmuara

Pas kësaj deklaratë të zotëri Szunyog unë përsëri kam kontaktuar me institucionet tona të sigurisë, të cilat në fakt kanë konfirmuar se nuk ka rritje të incidenteve ndëretnike, ka qenë rast në atë rajon në vitin 2020 të cilin Policia e Kosovës nuk e ka kualifikuar si incident ndëretnik, sepse nuk ka pasur të bëjë me etninë qoftë të viktimës, qoftë të personave qe e kanë kryer sulmin. Këto janë informata që vijnë nga institucionet e sigurisë së Kosovës në radhë të parë nga njerëzit që janë tërë ditën në terren dhe që e kanë obligim dhe mandat kushtetues që të mbrojnë qytetarët tanë dhe të merren me sigurinë. Përgjigjja e tyre është se nuk ka rritje të incidenteve ndëretnike. Natyrisht, është përkushtim i yni si institucione qendrore dhe lokale që të bëjmë çmos që niveli i incidenteve ndëretnike të bie në zero nga 0.03 për qind që është nga raporti i fundit i institucioneve të sigurisë... Është me rëndësi që askush të mos ngutet të bëjë kualifikime, të cilët nuk janë të konfirmuara nga institucionet e sigurisë, sepse kjo e dëmton edhe imazhin e shtetit tonë, por edhe dëmton përpjekjet tona për një Kosovë ku të gjithë qytetarët ndihen të barabartë, të sigurt dhe me të drejta të realizuara ashtu siç e parasheh Kushtetua”, tha ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat