​Krasniqi tregon pse duhet të ketë edhe një tërheqje të kursimeve nga Trusti

Aktuale

​Krasniqi tregon pse duhet të ketë edhe një tërheqje të kursimeve nga Trusti

Më: 31 maj 2022 Në ora: 21:26
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deklaroi sot se një tërheqje e dytë e parave nga Trusti nga ana e qytetarëve është shumë e nevojshme në kohën kur rritja e çmimeve në Kosovë është e më e larta ndër vendet e rajonit.

Ai në një intervistë në emisionin “RTK Prime”, thotë se tërheqja e parave nga Trusti është iniciativë e PDK-së dhe deputetit Bekim Haxhiu, si përgjigje ndaj krizës së ekonomike.

“Qeveria nuk ka pasur kurajë të rrisë paga as në sektorin publik e as në atë privat. Kjo është arsyeja se përse pas shumë diskutimeve kemi çuar përpara projektligjin për tërheqje të parave nga Trusti. Nëse 500 milionë euro tërhiqen nga Trusti, e mira do të ishte që qeveria të thoshte se përgjatë 5 vjetëve, do t’i kompensonte ato para me nga 100 milionë euro në vit”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se rritja e çmimeve është rekorde dhe në Kosovë më e larta në rajon.

“Përtej inflacionit zyrtar, rritja e çmimeve ka kaluar deri në 200%”, tha Krasniqi, i cili për gjendjen e rëndë ekonomike përgjegjës e bën Qeverinë.

“Qeveria nuk ka liruar tatimet mbi produktet bazë e masa të tjera, por ka vepruar ndryshe”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat