E dhimbshme: Ky është 23 vjeçari nga Kosova, që vdiq në aksident në Shkup

Aktuale

E dhimbshme: Ky është 23 vjeçari nga Kosova, që vdiq në aksident në Shkup

Më: 30 maj 2022 Në ora: 17:52
Herolind Çitaku

23-vjeçari, Herolind Çitaku nga Podujeva ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në magjistralen drejt Shkupit.

23-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Emergjenca mjekësore Shkup.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:30.

Kontrollin e ka kryer ekipi i SPB-së Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur se për kohën e varrimit do të njoftojnë me kohë, për shkak që ende nuk dihet se kur do të përfundojë obduksioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat