Përkujtohet dëshmori i parë i UÇK-së nga Lugina e Preshevës

Aktuale

Përkujtohet dëshmori i parë i UÇK-së nga Lugina e Preshevës

Më: 29 maj 2022 Në ora: 21:09
Foto ilustrim

Përkujtohet dëshmori i parë i UÇK-së nga Lugina e Preshevës, Ibrahim Fejzullahu.

Në vendlindjen e tij në fshatin Gosponicë të Preshevës, aty ku edhe u vra në një luftë të pabarabartë me forcat serbe të sigurisë më 29 maj të vitit 1999, u nderuar jeta dhe vepra e Ibrahim Fejzullahut në 23 vjetorin e rënies së tij në altarin e lirisë.

“Këto anë të Karadakut të Preshevës kanë shërbyer si korridor furnizimi për luftën çlirimtare, qoftë për sigurimin e armatimit apo edhe luftëtarëve të lirisë, në secilin aksion Ibrahim Fejzullahu ishte prezent. Më 29 maj të vitit 1999, Ibrahimi në një luftë të pabarabartë me pjestëratë e forcave serbe të sigurimit ra heroikisht si dëshmorë i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Kosova Lindore”, tha  Nazmi Hajredini - Kryetari i OVL të UÇPMB-së.

E babai i dëshmorit të parë të UÇK-së nga Presheva, Sejdi Ibrahimi, falënderoi pjesëmarrësit, ai tha se familja e tij i ka dhënë kombit 35 dëshmorë.

Deri në luftën e UÇK-së, familja jonë i ka dhënë  33 dëshmorë, djali im Ibrahimi dhe vëllau im Rahimi, janë dëshmorët e tridhjetë e pestë të familjes sonë,  që ua japin atdheut jetën  e tyre”, ka deklaruar  Sejdi Ibrahimi – baba i dëshmorit Ibrahim Fejzullahu.

Ibrën e kujtuan edhe bashkëluftëtarët.  Qani Fejzullahu, bashkëluftëtarë i Ibrahimit, ka evokuar kujtimet e tija nga koha kur të qent në shërbim të atdheut ishte më e vlefshme se vetë jeta. Ai ka thënë se Ibrahimi e donte atdheun dhe atij ia fali jetën.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në rajonin e Preshevës kishte njësinë  saja mbështetëse e cila numëronte dhjetëra luftëtarë. Ibrahim Fejzullahu ishte dëshmori i parë i kësaj njësie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat