Osmani: Lituania e përkrahë Kosovën në aspiratat euro-atlantike

Aktuale

Osmani: Lituania e përkrahë Kosovën në aspiratat euro-atlantike

Nga: M.L. Më: 12 maj 2022 Në ora: 14:14
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar në faqen e saj në Facebook lidhur me pritjet që i është bërë gjatë vizitës zyrtare në Lituani.

Presidentja Osmani në një postim në Facebook, tregoi se Lituania e përkrahë Kosovën në aspiratat euro-atlantike dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“Sot, në Vilnius, u prita nga presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda. 🇽🇰🇱🇹

Dy popujt tanë, ngjashëm kanë përjetuar ditë të errëta të shtypjes dhe okupimit, ndaj shpëtimi i vetëm ka qenë vendosmëria e guximshme e grave dhe burrave tanë për liri e pavarësi. Sot Lituania e përkrahë Kosovën në aspiratat euro-atlantike dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, ndërkaq së bashku qëndrojmë kundër luftës gjenocidale të Rusisë në Ukrainë”, shkroi presidentja.

Kjo vizitë sot hapë kapituj të ri të bashkëpunimit për të dy vendet tona, si partnere të afërta dhe aleate të pandashme.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat