​Takohen dy drejtorët e policive nga Kosova e Franca

Aktuale

​Takohen dy drejtorët e policive nga Kosova e Franca

Më: 11 maj 2022 Në ora: 17:59
Foto nga takimi

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti ka realizuar sot një takim me drejtorin e përgjithshëm të Policisë Nacionale të Francës Frederic Veaux, me të cilin ka biseduar për tema të rëndësishme me interes të përbashkët.

Takimi është mbajtur në margjina të konferencës rajonale të shefave të policive në Zagreb të Kroacisë, e ku po merr pjesë edhe kreu i Policisë së Kosovës.

Diskutimet në takimin ndërmjet dy drejtorëve të policive nga Kosova dhe Franca janë fokusuar në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy organizatave policore, dhe shkëmbimin e informacioneve për hetimin e krimeve kibernetike, atyre financiare dhe kontrabandën me migrantë.

Mehmeti falënderoi homologun e tij Veaux për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme në sfera të ndryshme që Policia e Francës ka bërë ndaj Policisë së Kosovës, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat