Presidentja Osmani udhëton për në Washington DC, do të marrë pjesë në konferencën e Mynihut

Aktuale

Presidentja Osmani udhëton për në Washington DC, do të marrë pjesë në konferencën e Mynihut

Nga: A.M Më: 9 maj 2022 Në ora: 19:14
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Në Shtetet e Bashkuara, Presidentja Osmani dhe përfaqësues të shteteve të tjera pjesëmarrës të Konferencës do të mblidhen për të diskutuar rreth situatës së sigurisë në Evropë.

Kjo mbeldhje do të mbahet për të diskutuar në lidhje me agresionin rus në Ukrainë dhe forcimin e partneritetit transatlantik.

Përgjatë konferencës, Presidentja do të flasë në panelin për sigurinë energjetike si dhe në disa evente të tjera.

"Kjo konferencë do t'i bashkojë dhjetëra vendimmarrës dhe ekspertë të lartë nga të dy anët e Atlantikut për diskutuar se si partnerët transatlantikë mund të ndërtojnë një aleancë më të qëndrueshme dhe ta avancojnë bashkëveprimin dhe udhëheqjen e përbashkët në sfidat e sigurisë, duke përfshirë luftën aktuale në Ukrainë", thuhet në njoftimin e zyrës së Presidencës, përcjell "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat