Cila është gjendja e personit që u plagos në vetëmbrojtje nga zyrtari policor në Prishtinë

Aktuale

Cila është gjendja e personit që u plagos në vetëmbrojtje nga zyrtari policor në Prishtinë

Më: 8 maj 2022 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Gjendja shëndetësore e personit që u plagos sot është stabile. Ai u plagos sot nga një zyrtar policor, gjatë një bastisje në shtëpinë e tij. Policia thotë se ai është plagosur në vetëmbrojtje.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline mjekja kujdestare në Klinikën Emergjente, Dafina Basholli.

Pacienti që kemi pranuar është futur në sallën operative. Kemi intervenuar shumë shpejtë. Është nxjerrë nga salla operative në gjendje stabile dhe është në mjekim intensiv shëndetësor”, u shpreh Basholli.

Policia e Kosovës derisa po kryente një bastisje në Prishtinë ka hasur në rezistencë dhe i dyshuari ka drejtuar armën në drejtim të zyrtarëve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre.

Lidhur me raportimet se me datën 07.05.2022, në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor veriu në Prishtinë  ka pasur të shtëna me armë zjarri, pas informacioneve të mbledhura dhe hetimeve të kryera, bazuar në urdhrin e gjyqtarit të proceduarës paraprake sot më datë 08.05.2022, në lokacionin e dyshuar është kryer një bastisje nga zyrtarët policorë.

Policia gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore bazuar në urdhëresën e gjykatës ka ndërmarr veprime në realizim të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit (B.B.).

Me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtareve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre.

Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë.

Njësitet policore ne vendin e ngjarjes kane hasur një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar.

Personi i dyshuar është transferuar për trajtim mjekësor, përderisa rasti vazhdon të hetohet edhe me tutje nga autoritetet kompetente”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat