Për 3 muaj mbi 7500 aplikime për viza Zvicerane, mbi 6600 të aprovuara

Aktuale

Për 3 muaj mbi 7500 aplikime për viza Zvicerane, mbi 6600 të aprovuara

Më: 6 maj 2022 Në ora: 20:03
Ilustrim

Në Ambasadën e Zvicrës që nga fillimi i këtij viti, për 4 muaj, kanë aplikuar 7 mijë e 642 qytetarë për viza shengen.

Nga kjo Ambasadë thonë se rritja është shumë e madhe krahasuar me periudhën e parë 3 mujore të vitit të kaluar.

Ata thonë se rritja kryesisht po ndodhë për shkak të pandemisë me Covid-19, ngase Ambasada nuk ka lëshuar viza deri në qershor të 2021 për shkak të virusit.

“Rritja e aplikimeve për viza Shengen është shumë e madhe në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por kjo është kryesisht për shkak të faktit të pandemisë Covid 19 (Vizat normale Shengen nuk janë lëshuar deri në qershor 2021. Por krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020 para Covid 19 shifrat ishin pothuajse të njëjta”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Nga kjo Ambasadë bëjnë me dije se vetëm për Zvicër gjatë tre muajve të parë të këtij viti  numri i vizave të lëshuara ka qenë 6 mijë e 758 derisa shkalla e refuzimit ka qenë 12%.

“Kemi pranuar gjatë këtij viti 7642 aplikime për viza Shengen. Shkalla e refuzimit rreth 12%. Numri i vizave të lëshuara për Zvicrën: 6758”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Nga Ambasada thanë se nuk kanë statistika për vizat e punës për Zvicrën.

Por thanë se numri është shumë i ulët, diku më pak se 100 për tremujorin e parë të këtij vitit.

“Nuk kemi asnjë statistikë për vizat e punës për Zvicrën. Por numri është shumë i ulët (më pak se 100 për tremujorin e parë 2022). Për Shengen-Viza për turizmin. Gjithashtu nuk kemi statistika se sa nga këto lloj vizash janë lëshuar këtë vit. Por ju lutemi vini re se ne kemi trajtuar 7642 Viza Shengen (kryesisht për vizitë familjare) për Zvicrën për tre muajt e parë 2022”, thuhet në përgjigjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat