Osmani përuroi shtatoren e Shën Terezës në Panama

Aktuale

Osmani përuroi shtatoren e Shën Terezës në Panama

Më: 5 maj 2022 Në ora: 21:42
Osmani përuroi shtatoren e Shën Terezës në Panama

Sot në Panama, Presidentja Vjosa Osmani përuroi shtatoren e Shën Terezës, të punuar nga skulptori kosovar Bashkim Beqiri, në një ceremoni të organizuar bashkë me ministren e Jashtme të Panamasë, Erika Mouynes dhe me kryepeshkopin e Panamasë, José Domingo Ulloa.

Osmani theksoi se ndihet e lumtur që Panamaja po e monumentalizon kujtesën për Shën Terezën.

“Kjo është edhe një mirënjohje për punën e saj, për vlerat e saj e për madhështinë e personalitetit të saj. Ndër të tjera, Presidentja Osmani u shpreh se si bashkëkombës të saj jemi shumë krenarë me shëmbëlltyrën e Shën Terezës.

Po kështu, shtoi ajo, i jemi mirënjohës popullit panamez për respektin e treguar me të gjitha nderet që mund t’i ofrohen një të shenjte”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat