Live: ​Kuvendi formon komisionin hetimor për energjinë të iniciuar nga opozita

Aktuale

Live: ​Kuvendi formon komisionin hetimor për energjinë të iniciuar nga opozita

Më: 5 maj 2022 Në ora: 15:35 Përditësuar në ora: 17:02 më 05.05.2022
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përfundon raundi i parë i votimit për gjyqtarë në Kushtetuese, ky është rezultati

Ka përfunduar raundi i parë i votimit të kandidatëve për gjyqtarë në Kushtetuese.

102 deputetë kanë marrë pjesë në votim, prej ku katër vota janë të pavleshme.

Etrur Maloku ka marrë 47 vota, Dukagjin Avdyli ka marrë 46 vota, Albert Avdiu ka marrë 49 vota, Bardh Bokshi ka marrë 49 vota.

Kësisoj, Kuvendi i Kosovës do t’i hyjë një raundi tjetër të votimit, mirëpo që nga gara bie Dukagjin Avdyli i cili ka marrë më së paku vota.

Krasniqi: Sot fitoi demokracia në Kuvendin e Kosovës

Pas dakordimit për themelimin e Komisionit Hetimor për krizën energjetike, sipas kërkesës së PDK-së e të mbështetur nga deputetët e opozitës, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se sot në Kuvendin e Kosovës fitoi demokracia.

Ai tha se me këtë veprim është ruajtur kushtetutshmëria dhe e drejta themelore e opozitës për hetim parlamentar e mbikqyrje të punës së Qeverisë.

Përmes themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike, të nisur nga Partia Demokratike e Kosovës me mbështetje të deputetëve opozitarë, do të zbardhim secilin fakt, do t’i japim përgjigje secilës pyetje dhe do të kërkojmë sqarim për secilin vendim që Qeveria ka marrë muajt e fundit në menaxhimin e krizës energjetike në vend”, shkruan kryetari i PDK-së.

Krasniqi tha se qytetarët e Kosovës do ta kuptojnë se pse Qeveria i detyroi të paguajnë 100 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike në emër të importit, kur Kosova prodhoi mjaftueshëm energji.

Po ashtu, do të mësojmë se ku shkuan dhe si u shpenzuan mbi 100 milionë euro të cilat u ndanë për të subvencionuar energjinë. Qytetarët kanë kërkuar llogaridhënie dhe transparencë – ne do të sigurohemi që ata t’i kenë të dyja”.

​Kuvendi formon komisionin hetimor për energjinë të iniciuar nga opozita

Pas një ngërçi një mujor, Kuvendi i Kosovës ka formuar sot komisionin hetimor për energjinë të iniciuar nga opozita.

92 deputetë, përfshirë edhe ata të pushtetit i dhanë “dritë të gjelbër” formimit të këtij komisioni.

Komisioni hetimor, i iniciuar nga opozita, do të udhëhiqet nga deputet i LDK-së, Driton Selmanaj. Anëtarë Artan Abrashi, Enver Haliti, Jeta Statovci dhe Mimoza Kusari-Lila nga LVV, nga PDK-ja do të jenë Ferat Shala dhe Eliza Hoxha, ndërsa anëtarë tjetër nga LDK do të jetë Besian Musatafa dhe Pal Lekaj nga AAK. Kurse nga komunitetet jo shumicë do të jenë Adem Hoxha dhe Fridon Lala.

Ka kaluar mocioni për themelimin e dy Komisioneve Hetimore Parlamentare, me votat e 80 deputetëve.

Komisioni i parë ka të bëjë me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria, ashtu siç është kërkuar më 28 prill nga opozita.

Ndërkohë komisioni i dytë ka të bëjë me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë në periudhën 2006-2022 në të gjitha nivelet.

Ky komision u propozua nga Mimoza Kusari-Lila i mbështetur nga 40 deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat