Kërkohet arrestimi i policit që plagosi dy persona me 11 plumba pas shpine afër liqenit të Badovcit

Aktuale

Kërkohet arrestimi i policit që plagosi dy persona me 11 plumba pas shpine afër liqenit të Badovcit

Më: 4 maj 2022 Në ora: 17:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Inspektorati Policor i Kosovës, policin me inicialet Sh.E., e ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit, përderisa kundër dy të plagosurve, Prokuroria ka nisur hetimet për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Më 1 maj në afërsi të Liqenit të Badocit (në Mramor) ishin plagosur dy persona nga një polic me inicialet Sh.E., i cili në momentin e incidentit nuk ishte në detyrë.

E për këtë fillimisht Inspektorati Policor kishte deklaruar se kanë nisur hetimet, por më pas duke treguar se si ka ndodhur rasti, ka thënë se rasti do të procedohet në procedurë të rregullt derisa të përmirësohet gjendja shëndetësore e personave të plagosur dhe duke nisur hetimet për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndërkaq polici Sh.E., sipas IPK-së në këtë fazë të hetimit mbetet në cilësinë e dëshmitarit dhe rasti do të hetohet nga Policia e Kosovës, në koordinim me hetuesit e IPK-së dhe të Prokurorit të Shtetit.

Por në medie gjatë ditës së sotme u raportua se pritet arrestimi i policit Sh.E., mirëpo avokati i të plagosurit Y.S, Asdren Hoxha, thotë për Demokracia.com se me kohë e kanë kërkuar një gjë të tillë, por nuk kanë asgjë zyrtare.

“Unë s’kom ndonjë konfirmim, veç që pritjet tona normal që janë të tilla, sepse ne këtë edhe e kemi kërkuar (arrestimin e policit), zhvillimin e procedurës. Por akoma nuk ka diçka konkrete”, ka thënë Hoxha.

Theksojmë se Hoxha në versionin e tij, kishte treguar se të dy të plagosurit ishin goditur pas shpine nga polici Sh.E., me 11 plumba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat